“Fundi i muajit, 700 punëtorë pa paga”, Sindikata e RTK: Protesta e 6 gushtit e pashmangshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fundi i muajit, 700 punëtorë pa paga”, Sindikata e RTK: Protesta e 6 gushtit e pashmangshme

    Insajderi
    31 July 2025 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, ka thënë se mbi 700 punëtorë të mediumit publik kanë mbetur pa paga, duke shprehur shqetësim rreth kësaj situate. Sindikata ka vlerësuar se kjo situatë është jashtëzakonisht e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme për ta.

    Sindikata ka deklaruar se nuk mund të pranojnë që punëtorët e RTK-së të mbeten pa të ardhura ‘‘për shkak të neglizhencës institucionale’’.

    ‘‘Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të gjetur një zgjidhje për situatën dhe për të garantuar pagat e punëtorëve tanë’’, thuhet mes tjerash në reagim.

    Sindikata ka thënë edhe se protesta për datën 6 gusht është e pashmangshme dhe se u ka bërë thirrje kolegëve që të jenë të pranishëm.

    Komunikata:

    Sindikata e Punëtorëve të RTK-së shpreh shqetësimin e thellë që edhe sot, më 31 korrik, kur përfundon muaji, mediumi publik i vendit mbetet pa financim, duke lënë pa paga mbi 700 punëtorë dhe familjet e tyre.

    Kjo situatë është jashtëzakonisht e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme për Sindikatën. Ne nuk mund të pranojmë që punëtorët e RTK-së, të cilët çdo ditë mbajnë të informuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të mbeten pa të ardhura për shkak të neglizhencës institucionale.

    Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të gjetur një zgjidhje për situatën dhe për të garantuar pagat e punëtorëve tanë.

    Protesta e paralajmëruar për datën 6 gusht mbetet e pashmangshme. Ju bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të jenë të pranishëm dhe të bashkuar në këtë protestë.

    Për detajet e protestës së 6 gushtit, të cilën e kemi bërë publike edhe përmes konferencës për media disa ditë më parë, shumë shpejt do t’i bëjmë publike edhe pikat e veprimit dhe detajet organizative.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark