Fundi i reshjeve të borës dhe ulje temperaturash, paralajmëron meteorologu Rugova – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fundi i reshjeve të borës dhe ulje temperaturash, paralajmëron meteorologu Rugova

    Insajderi
    14 January 2025 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar një dimër të ftohtë, me temperatura të ulëta, por pa vlera ekstreme.

    Sipas tij, reshjet e borës që kanë përfshirë vendin janë ndër më të dendurat që nga viti 2019 dhe pritet të largohen për disa ditë.

    “Reshjet e borës të kësaj periudhe po priten të përfundojnë, por ende nuk është koha. Dita e nesërme dhe e enjtja mund të mbeten me reshje bore, ndërsa pas të premtes pritet të ketë kthjellime”, tha Rugova në Klan Kosova.

    Ai shtoi se periudha më e ftohtë e dimrit, nga 15 janari deri më 15 shkurt, është tashmë evidente, por temperaturat nuk pritet të jenë ekstreme.

    “Për momentin, nuk duket që java do të sjellë reshje të tjera. Po shkojmë drejt një periudhe më të thatë dhe më stabile drejt fundit të janarit. Temperaturat maksimale pritet të jenë mes 4-5 gradë Celsius, ndërsa ato minimale mund të zbresin deri në -4 ose -5 gradë Celsius”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark