Fundjava me temperatura të larta, ky është parashikimi i motit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fundjava me temperatura të larta, ky është parashikimi i motit

    Insajderi
    18 July 2025 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar do të ketë temperatura deri në 30 gradë Celsius, ndërkaq të dielën deri më 33 gradë Celsius.

    Sipas këtij instituti, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

    “Të shtunën pritet të mbajë mot me  diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27 – 30°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4m/s”.

    “Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.Vranësirat vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu.Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet  29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark