Fungo: Transformimi i FSK-së me ligj, NATO mund ta rishikojë nivelin e angazhimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fungo: Transformimi i FSK-së me ligj, NATO mund ta rishikojë nivelin e angazhimit

    Insajderi
    03 April 2017 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, ka thënë se autoritetet në Prishtinë e kanë bërë të qartë se dëshirojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës të vazhdojë të bashkëpunojë me KFOR-in.

    Sipas tij, nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrën e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, NATO-ja do të duhet ta rishikojë nivelin e saj të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve.

    Në një interviste për gazetën “Zëri”, ai ka thënë se në fund të fundit i takon Këshillit Veri-Atlantik që ta marrë një vendim unanim politik se si të vazhdohet tutje, çështja e FSK-së.

    Ai ka shtuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, pavarësisht disa tensioneve që janë vërejtur kohët e fundit.

    “Të gjithë kandidatët për FSK janë verifikuar me kujdes për të siguruar se vetëm ata me shkathtësitë më të përparuara mund t’i bashkohen FSK-së. Gjatë viteve FSK-ja ka përmirësuar aftësitë e veta në fushat e aktiviteteve, në përputhje me mandatin e saj”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark