Funksionalizohet Instituti për Krimet e Kryera Gjatë kohës së Luftës në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Funksionalizohet Instituti për Krimet e Kryera Gjatë kohës së Luftës në Kosovë

    Insajderi
    17 February 2024 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e Pvarësisë së Kosovës është bërë edhe funksionalizimi i Institutit për Krimet të kryera gjatë kohës së Luftës. Aty janë dorëzuar edhe dëshmitë e para që dokumentojnë gjenocidin serb.

    I pranishëm ishte edhe kryeministri Kurti i cili bëri thirrje ndaj të gjithëve që t’i sjellin dëshmitë e tyre në këtë institut. Teksa nga organizatat që përfaqësojnë të zhdukurit e Luftës, kanë thënë se kjo do t’iu ndihmojë shumë në kryrjen e punës së tyre.

    Nga aty, Kurti tha se nga sot të gjithë ata që posedojnë dëshmi të tilla, tashmë e kanë adresën se ku mund t’i dorëzojnë ato.

    Kurse, drejtori i këtij Instituti, Atdhe Hetemi tha se dokumentet e pranuara do të jenë themel për të dërguar një mesazh të fuqishëm se paqja e drejtësia janë vlerat kryesore të Kosovës.

    Derisa kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Ahmet Grajqevci u shpreh se mungesa e këtij Instituti u ka shkaktuar vështirësi në ruajtjen e dokumenteve.

    Pas përfundimit të ceremonisë, Kurtit iu prezantuan edhe disa nga dëshmitë që kanë nga Këshilli Koordinues për të Zhdukurit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark