Funksioni i ri në Instagram për ruajtjen e fotografive dhe videove - Insajderi
×
Teknologji

Funksioni i ri në Instagram për ruajtjen e fotografive dhe videove

Insajderi
14 December 2016 - 21:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vijon implementimi i veçorive të reja në Instagram ndërsa ditën e sotme rrjeti social i fotografive shtoi një funksion nëpërmjet të cilit mund të ruani foto apo video interesante që keni hasur gjatë shfletimit.

Kjo do të jetë padyshim e dobishme sidomos për ata të cilët kanë nevojë për një referencë për lexim të mëvonshëm për përmbajtjeve por nuk mund të mbajnë mend kush e ka publikuar.

Sapo të hapni aplikacionin në foton e parë që ju shfaqet do të vëreni një ikonë “Bookmark” e cila do të jetë pjesë e çdo postimi. Askush tjetër përveç jush nuk mund ti shohë ato foto apo video që keni ruajtur.

Mundësia për të ruajtur postimet të Instagram duket një veçori e marrë borxh këtë herë nga Pinterest dhe jo Snapchat siç ka bërë Facebok kohët e fundit.

Veçoria është e disponueshme në versionin 10.2 të aplikacionit Instagram në Android dhe iOS. (PCWorld Albanian)

insta-222


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark