×
  • Lajme
  • Analiza

    Fuqia financiare e Vetëvendosjes – për 15 ditë shpenzuan rreth 43 mijë € në Podujevë

    Insajderi
    08 February 2022 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka harxhuar 42 mijë e 798 euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme që ishin mbajtur Podujevë, në nëntor të vitit 2020.

    Të dhënat janë zbardhur në raportin e Auditorëve të pavarur, për periudhën 3 mars 2020 deri më 13 mars 2020 dhe 23 nëntor 2020 deri më 27 nëntor 2020, shkruan Gazeta Insajderi.

    Raporti i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbulon të gjitha shpenzimet që kjo parti i ka bërë për garën e të parit të Podujevës.

    Sipas dokumenti publik, Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar 1 mijë euro donacione, ndërsa 1 mijë e 894 euro të tjera në formë të mallrave dhe shërbimeve nga katër persona të tjerë, shkruan Gazeta Insajderi.  

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, të nëntorit, të vitit 2020 ka shpenzuar hiç më pak se  24 mijë e 613 euro për reklama.

    Rreth 9 mijë euro të tjera i ka shpenzuar për paga dhe kompensime, ndërsa rreth 3 mijë e 500 euro për shpenzimet e transportit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Podujevë, ka qenë Shpejtim Bulliqi.

    Ky i fundit, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte zgjedhur kryetar i Podujevës./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark