Furgoni i kompanisë së sigurimit me goma të shpuara- Grabitja e armatosur pranë 'Albi Mall', pamje nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Furgoni i kompanisë së sigurimit me goma të shpuara- Grabitja e armatosur pranë ‘Albi Mall’, pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    17 March 2025 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grabitje dyshohet se ka ndodhur pranë hipermarketit ‘Albi Mall’ ditën e së hënës.

    Cak, po del të ketë qenë një furgon që po transportonte para, kështu konfirmoi për Insajderin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se një person ka mbetur i plagosur.

    “Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.

    Nga fotografitë e publikuara në vendin e ngjarjes nga mediumi ‘Nacionale’, shihet se furgonit të kompanisë së sigurimit ‘Besa Security’ i janë shpuar gomat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark