Furnizimi me barna në QKUK është përkeqësuar gjatë këtij viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Furnizimi me barna në QKUK është përkeqësuar gjatë këtij viti

    Insajderi
    04 June 2016 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe në vitin 2016 mungesa e barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të jetë shqetësuese si për pacientët ashtu edhe për stafin mjekësor.

    Për më tepër, sipas zyrtarëve të QKUK-së, në vitin 2016 është shënuar përkeqësim i situatës sa i përket furnizimit me barna

    Curr Gjocaj, drejtor i QKUK-së, thotë se janë të pakënaqur me buxhetit e ndarë duke shtuar se  qysh në fillim të planifikimit të blerjes së barnave, iu mungojnë 5 milionë euro.

    “Sa i përket listës esenciale, tashmë buxheti ka kaluar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne jemi të pakënaqur me pamjaftueshmërinë e buxhetit, pasi që në start mungojnë 5 milionë euro dhe që në fillim jemi të detyruar të bëjmë lajme jo të plota. Pastaj, kalimi i buxhetit nga një institucion në tjetrin, borxhet e një organizate në tjetrën dhe kështu kanë ndodhur vonesat”, thotë Gjocaj.

    Në anën tjetër, Kryetari i Sindikatës Federale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se me bartjen e buxhetit nga QKUK-ja, në Ministrinë e Shëndetësisë, është formuar një kaos, nga i cili, sipas tij, më së shumti kanë pësuar pacientët për shkak të mungesës së theksuar të barnave, njofton REL.

    “Pas ndarjes së buxhetit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë me vendim të Parlamentit, muaj më parë, është shkaktuar një kaos i vërtetë në QKUK. Politika, mendoj se ka bërë një gabim të madh, sa i përket transferimit të buxhetit, pasi që nuk ka pasur vërejtje nga auditorët”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark