Furrat në Prishtinë fillojnë rritjen e çmimeve, cilat produkte do të preken? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Furrat në Prishtinë fillojnë rritjen e çmimeve, cilat produkte do të preken?

    Insajderi
    20 April 2025 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, disa furra në Prishtinë rritur çmimet për disa produkte, e gjatë javës së ardhshme me çmime më të larta produktet do të jenë në të gjitha furrat në kryeqytet.

    Një nga furrat në kryeqytet të dielën ka filluar të shesë produkte me çmimet e reja, që janë më të larta.

    Në këtë furrë të dielën buka e thekrës është shitur 0.80 centë nga 0.60 sa ka qenë. Një kroasant nga një 1 euro është bërë 1.20€, buka integrale nga 1 euro është bërë 1.20, sipas teve1.

    Ndërsa, buka nga 0.50 € pritet të bëhet 0.60€. Rritje të çmimit pritet të ketë edhe për byrekun në 1.60.

    Pas ngritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% që do të hyjë në fuqi nga 1 maji, ekspertët e ekonomisë kishin paralajmëruar se kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve.

    Paralajmërim për rritje të çmimit të bukës ka pasur edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark