Furrat paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës pas shtrenjtimit të miellit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Furrat paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës pas shtrenjtimit të miellit

    Insajderi
    13 October 2021 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rritjen e çmimit të miellit, furrtarët kanë paralajmëruar për rritjen e çmimit të bukës.

    Disa nga pronarët e furrave në Prishtinë e shohin të pashmangshme rritjen e çmimit të bukës, me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

    Një nga ta ka thënë se nëse nuk ka ngritje të mëtutjeshme të çmimit të miellit, buka mund të shtrenjtohet për 10 centë, duke u bërë 50 centë.

    Ai për ATV ka thënë se për 10 centë është shtrenjtuar edhe bureku.

    “Çmimin e bukës e kemi pas 40 centë qe një vit. Për momentin s’ka ndryshu bajagi shumë, por ne ende jemi në çmimin e vjetër. Është afat shkurtër, ekziston mundësia që të ngritet prapë çmimi.

    Eshtë e obligueshme edhe për neve me i rrit çmimit. Ndoshta edhe buka duhet të lëvizë 10 centë më shtrenjtë, pra të bëhet 50 centë”, ka thënë pronari i një furre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark