×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fushata fillon kah janari”- Konjufca përplaset me deputetin e VV’së, shkak debati për shaminë në shkolla

    Insajderi
    26 September 2024 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ngjallur reagimin e kryekuvendarit Glauk Konjufca.

    Korenica në seancën plenare ka ngritur si shqetësim çështjen e ndalimit të vijimit të shkollës në gjimnazin në Pejë të një vajze me shami.

    “Është e moshës madhore, i ka 18 vjet. Çdo të dytën ditë dhe të tretën ditë përjashtohet nga drejtori Musa nikçi. Unë nuk e kuptoj se sa e drejtë është që të qëndroni juve si deputet, si kryekuvendarë të Kuvendit por edhe vetë ministria e Arsimit të mos merret me rastin dhe t’i japë të drejtë vajzës të shkojë në shkollë. Nuk ka kuptim me vazhdu me procesin e votimit edhe mos me u marrë, mos me e trajtu këtë rast me u japë të drejtën sikurse kanë të gjithë fëmijët e tjerë për shkollim. I çoj mesazh drejtpërdrejt ministres së Arsimit të merret me rastin dhe të mos lejojë të njëjtat probleme mos me na u paraqit”, deklaroi ndër të tjera Korenica.

    Konjufca më pas mori fjalën, duke thënë se Korenica me këtë deklaratë kaloi jashtë rendit të ditës. Ai pati edhe disa thumbime për deputetin që nganjëherë po i del kundër subjektit politik që përfaqëson.

    “Unë si kryetar i Kuvendit, masi po kërkon me qenë profesional, duhet me ta tërhjekë vërejtjen që ishe jashtë rendit të ditës. E para dhe besoj që fushata fillon kah 6-7 janari dhe e keni të gjithë kohën e mjaftueshme me i ngritë të gjitha problemet. Tash jemi për Këshillin e Kosovës për trashëgimi kulturore dhe diskutimet janë harxhu”, deklaroi Konjufca. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark