Fushata zgjedhore – I akuzuari për korrupsion lë anash kanagjeqin e vajzës për të shfaqur “heroizmin” para qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushata zgjedhore – I akuzuari për korrupsion lë anash kanagjeqin e vajzës për të shfaqur “heroizmin” para qytetarëve

    Insajderi
    26 July 2025 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth dy vite më parë, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani ishte arrestuar.

    Sipas Prokurorisë, ai dhe Berat Kabashi, zyrtar në këtë komunë, dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm institucionit përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht. Shabani dyshohet se ka përdorur pozicionin e tij për të shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, duke i favorizuar kontratat apo vendimmarrjet në interes të palëve të dyshuara.

    Megjithatë, edhe pas kësaj ngjarjeje, ai vazhdon të mbajë funksionin e njejtë.

    Sot ai ka përdorur situatën emergjente të përfshirjes së disa lokaliteteve nga zjarret, për të bërë fushatë zgjedhore.

    Madje, ky veprim u paraqit si një sakrificë personale, pasi vajza e tij kishte kanagjeqin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark