Fushë Kosovë: Arrestohet një person, dyshohet se i cënoi dikujt të drejtën për të kandiduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushë Kosovë: Arrestohet një person, dyshohet se i cënoi dikujt të drejtën për të kandiduar

    Insajderi
    10 February 2025 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi për kryerjen e veprës penale “cenimi i të drejtës për të kandiduar”.

    Në njoftimin e PK’së thuhet se arrestimi ka ndodhur pasditen e së dielës në Fushë Kosovë.

    “CENIM I TË DREJTËS PËR TË KANDIDUAR- Fushë Kosovë 09.02.2025-14:00. Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark