Fushë Kosovë: Burri godet burrin me thikë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushë Kosovë: Burri godet burrin me thikë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale

    Insajderi
    06 May 2024 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga Policia e Kosovës.

    Sipas raportit ditor të PK’së, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër, shkruan Gazeta Insajderi.

    Siç thotë policia, kjo ka ndodhur për shkak se viktima kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

    “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, njofton PK’ja.

    Viktima, sipas policisë, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark