Një grua dyshohet se është dhunuar ditën e diel në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, gruaja dyshohet të ketë ka nën ndikimin e alkoolit.
“Është raportuar se viktima femër kosovare përderisa ishte nën ndikim të alkoolit, dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz.
Rasti po vazhdon të hetohet.