Një person dyshohet se ka goditur qëllimshëm tre persona me veturën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, teksa Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari po dyshohet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, shkruan Gazeta Insajderi.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 10.03.2024-11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte godit me veturë tre viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/