Një depo është kapluar nga zjarri sot rreth orës 12:00 në Miradi të Fushë Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga ky incident. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ajo.
Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: