Fushë Kosovë: Shkuan t'ia tërhiqnin vërejtjen për zhurmë, i dyshuari sulmon tre policë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushë Kosovë: Shkuan t’ia tërhiqnin vërejtjen për zhurmë, i dyshuari sulmon tre policë

    Insajderi
    06 January 2025 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i dyshuar në Fushë Kosovë është vënë në pranga në orët e para të së dielës për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Siç thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës për të hënën, tre policë kishin shkuar në banesën e tij përreth orës 02:00 për t’ia tërhequr vërejtjen për zhurmën. I dyshuari më pas i kishte sulmuar ata, shkruan Insajderi.

    SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR– Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë / 05.01.2025 – 02:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtar policore kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark