Një i mitur ka pësuar lëndime trupore nga sulmi me mjete të forta mbrëmjen e së dielës në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se lidhur me rastin po intervistohet një person si i dyshuar.
“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur)”, ka thënë ajo.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast”. /Insajderi.org/