Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se nusja e të birit iu është larguar nga banesa dhe s’dihet vendndodhja e saj.
Rastin e ka njoftuar vetë policia me anë të raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.
“PERSON I ZHDUKUR Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 16.02.2024-14:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nusja e djalit viktima ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë per vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të PK’së.
Sipas policisë, rasti po hetohet. /Insajderi.org/