Deputetët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë bërë bashkë. Kësaj radhe jo për ndonjë temë politike por për sport, shkruan Insajderi.
Në stadiumin “Kampi Nacional” në Hajvali ka nisur ndeshja e futbollit mes deputetëve kosovarë dhe shqiptarë.
Në mesin e deputetëve nga Kosova që po luajn janë: Dimal Basha, Rashit Qalaj, Agon Batusha, Mefail Bajqinovci, Besnik Tahiri e ministri Elbert Krasniqi.
Ndërsa në bankën rezervë janë lënë Mergim Lushtaku, Armend Zemaj, Pal Lekaj etj.
Ky aktivitet është duke u mbajtur në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.
Insajderi sjell pamje: