Futbolli në shok, kush ishte Diego Jota, futbollisti që vdiq tragjikisht? - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Futbolli në shok, kush ishte Diego Jota, futbollisti që vdiq tragjikisht?

    Insajderi
    03 July 2025 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbolli u shokua sot pasi u dha lajmi për vdekjen e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota.

    Por, kush ishte në të vërtetë futbollisti portugez, i cili kishte dhënë kontribut në sukseset e “Reds” në vitet e fundit.

    Diogo Jota, 28 vjeç, ishte pjesë e Liverpoolit nga viti 2020 kur ishte transferuar nga Wolverhampton për 44,7 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

    Nga ajo kohë, me “Reds” i ka zhvilluar 182 ndeshje dhe i ka realizuar 65 gola, ndërsa i kishte bërë edhe 26 asistime.

    Në këtë periudhë ai i kishte fituar tre trofe me “Të Kuqtë”: Një Premierligë (2024/25), një FA Cup (2021/22) dhe një Kupë të Ligës (2021/22).

    ​Përfaqësuesi portugez e kishte një eksperiencë të shkurtër edhe në Atletico Madrid.

    “Los Rojiblancos” e kishin transferuar atë nga Paços Ferreira në vitin 2016 për 7 milionë euro.

    Kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Crotones (0:2), por nuk kishte debutuar asnjëherë në një ndeshje zyrtare.

    Në të njëjtën verë ishte huazuar në Porto.

    Atje e kishte treguar veten për t’u shitur më pas në vitin 2018 për 14 milionë euro në Wolverhampton, prej nga më pas kishte shkuar në Liverpool.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark