“Futbolli nuk është biznes”, tifozat Kuq e Zi me mesazh drejtuar FSHF-së - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Futbolli nuk është biznes”, tifozat Kuq e Zi me mesazh drejtuar FSHF-së

    Insajderi
    21 March 2025 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Shqipërisë po luan momentalisht në ‘Wembley’ ndaj Anglisë në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Botërorin e vitit 2026. 

    Rezultati aktualisht është 1-0 në favor të ‘Tre Luanëve’ të cilët ia dolën të kalojnë në epërsi pas një goli të shënuar nga Myles Lewis-Skelly. 

    Deri në momentin që pësuan golin Shqipëria tregoi një displinë të lartë taktike duke mos i lejuar shumë hapësira anglezëve. 

    Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen është një baner i cili u shfaq në stadium nga Tifozat Kuq e Zi. 

    “Futbolli nuk është biznes, është pasion. 21 vite prezent, nuk na largon dot”, ishte mesazhi që u shfaq në baner. 

    Kujtojmë se pak ditë më parë FSHF-ja mori vendim që të mos ndajë më bileta për tifozeritë e organizuara, vendim ky që nuk u prit aspak mirë nga këta të fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark