E përditshmja më e madhe franceze “L’equipe” i ka bërë një portret të gjatë sulmuesit shqiptar që po shkëlqen në kampionatin vendas me Lille. Dy të dërguarit e saj specialë gazetari François Verdenet dhe fotografi Franck Faugère kanë udhëttuar drejt Prishtinës për të ndjekur hartën e rrugës së Edon Zhgrovës .
PRISHTINË – Kur kjo anekdotë u arrin në vesh, Agimi dhe Artani nuk mund ta ndalin buzëqeshjen, kur u trgon historinë e mëposhtme. Ngaqë Edon Zhegrova i mërziste bashkëlojtarët e tij te Lille duke u folur vazhdimisht për Kosovën, atë vendosën ta gjobisnin atë me nga 5 euro çdo herë që ai përmendte emrin e vendit të tij
Ai supozohet të ketë humbur shumë para në dhomën e zhveshjes së LOSC-së (Lille-shënim i Lapsi.al) duke mos ndalur së bëri këtë. Aq krenar ndihet Edoni për origjinën e tij dardane sa arrin ta shesë Prishtinën si “Miami”. Agimi dhe Artani, të dy trajnerë të KF Flamurtarit, qeshin edhe më shumë me këtë krahasim, ndërsa ulen në tribunën e vjetër prej druri të stadiumit të klubit të tyre të përjetshëmNë horizont, kodra e Taslixhës të kujton një prej favelave braziliane.
Vendi ende ruan shenjat e një konflikti që përfundoi një çerek shekulli më parë, por që vazhdon të shenjojë qytetin dhe mendjet e njerëzve. Pikërisht këtu u rrit që prej moshës 2 vjeçare, Edon Zhegrova, pranë prindërve të tij, Lulzim dhe Sanije, motrës Valza dhe vëllait të vogël Erblin, kur ata u kthyen nga Gjermania.
Edoni ka lindur më 31 mars 1999 në Herford, në Nordrhein-ëestfalen, duke u bërë, si shumë bashkatdhetarë të tij, një fëmijë i mërgimit. Pas kthimit, familja Zhegrova jetoi në shtëpinë e trashëguar familjare, së bashku me gjyshërit dhe kushërinjtë.
“Babai i tij kishte marrë një post si roje burgu,” – tregon Agim Hoxha (foto ketu lart), një nga trajnerët e tij të parë te Flamurtari.
“Edoni filloi të luante futboll në rrugë. Ai erdhi në klub rreth moshës 6 vjeç. Zbriste i vetëm dhe qëndronte shpesh deri natën. Ai ishte tashmë mbi nivelin e të tjerëve. Vëllai i tij, i cili është një vit më i vogël, iu bashkua më vonë. Erblini ishte gjithashtu një lojtar i mirë, por mbrojtës. Ai ishte më fizik dhe shpesh përdorte forcë, por Edoni gjithmonë ia dilte me teknikën e tij. Ai i mahniste të gjithë me driblimet e tij. Ishte i vetmi lojtar që nuk merrte udhëzime”.
Gjatë shtatë sezoneve të tij te KF Flamurtari – një klub ikonë në Kosovë që nuk iu nënshtrua kurrë serbëve gjatë luftës dhe që mban ngjyrat kuqezi për besnikërinë ndaj Shqipërisë – Zhegrova u trajtua me shumë kujdes nga të gjithë. Familja e tij nuk kishte shumë euro, të cilat sapo kishin zëvendësuar markat gjermane si valutë lokale.
“Ne i ofronim licencën dhe disa veshje sportive sepse ishte shumë i talentuar,” kujton Artan Bytyqi, përgjegjësi i shkollës së futbollit. “Mbaj mend që ndonjëherë luante me dy këpucë të ndryshme të ripërdorura. Ne gjithmonë i kushtonim shumë vëmendje. Ishte pak si maskota dhe krenaria jonë. Ai kishte një vetëbesim të jashtëzakonshëm. Agim Hasani, trajneri i ekipit tonë të parë, ndonjëherë e merrte në stërvitjet e të rriturve ndërkohë që ai sapo kishte hyrë në adoleshencë!”
“Një ditë të vitit 2012, Edoni erdhi në stërvitje duke qarë”, kujton Agim Hoxha. “Sapo kishte mësuar që AC Milan po organizonte një përzgjedhje në Prishtinë dhe ai nuk ishte regjistruar. E mora për dore dhe bëmë 3 kilometra në këmbë për të arritur aty në momentin e fundit. Ai mori jelekun e fundit… dhe doli i pari përpara më shumë se 300 fëmijëve! AC Milan e ftoi për një javë në Itali.”
Ky udhëtim i parë jashtë kufijve të Kosovës si futbollist e shenjoi shumë yllin e ardhshëm.
“Kur fitova, nëna ime kishte lot gëzimi në sy,” kujton sulmuesi i Lille-s. “E përjetova atë provë si një ëndërr fëmijërie. Shkova në San Siro për të parë një ndeshje kundër Chievo Veronës. Takova brazilianin Pato. Bëmë disa foto. Ajo javë mbetet një moment shumë i rëndësishëm”.
Por supertalenti nuk mundi të transferohej në Itali. Vizat nuk për të dalë nga Kosova, e cila mbetej një lloj “toke askujt” në hartën e Europës nuk jepeshin kollaj.
Edoni, ende adoleshent, vazhdonte të luante me argëtim dhe nuk e shihte futbollin si një profesion. Ai u transferua te FC Prishtina, që atëherë ishte referenca kryesore në futbollin kosovar.
Gazmend Haliti e ndihmoi të kalonte një nivel më lart, me ekipin U15 të FC Prishtinës duke fituar edhe një tjetër titull kombëtar.
Adoleshenti vazhdonte të mahniste, skautët e huaj filluan të interesoheshin për të, por talenti i Balllkanit mbetej i penalizuar nga mbyllja e kufijve. Kosova, kjo “copëz” e vogël, nuk ishte ende e njohur nga UEFA dhe FIFA. Ajo u bë pjesë e këtyre organizatave vetëm në vitin 2016, falë punës së Fadil Vokrrit, një ish-sulmues i përfaqësueses jugosllave, i kthyer në legjendë kosovare dhe president i Federatës deri në vdekjen e tij në qershor 2018.
Fenomeni kosovar kishte nisur karrierën. Shumë larg rrugëve të rrënuara të Taslixhës, ku sot hasen fëmijë të shumtë me fanellat e LOSC mbi supe.