Futbollisti Belgin Jashari sulmohet gjatë ndeshjes – arrestohet i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Futbollisti Belgin Jashari sulmohet gjatë ndeshjes – arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    26 April 2025 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për sulmin ndaj futbollistit të grupmoshave U15 të ShF Fushë-Kosovës, Belgin Jashari. Ngjarja ndodhi më 21 prill 2025 gjatë një ndeshjeje kundër ShF Arsenalit në Obiliq.

    Sipas Policisë, pas veprimeve urgjente hetimore, më 25 prill është intervistuar viktima në prani të prindit, ndërsa më 26 prill është identifikuar dhe ndaluar për 48 orë i dyshuari M.K., i lindur në vitin 1978. Ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën “Sulm”.

    Sipas klubit ShF Fushë-Kosova, sulmi ndaj Jasharit kishte motiv etnik, pasi lojtari i përket komunitetit ashkali. Sulmuesi përdori gjuhë fyese dhe racore, çka përbën shkelje të rëndë të etikës sportive dhe të drejtave të njeriut.

    Klubi u bëri thirrje autoriteteve dhe Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës për hetim të menjëhershëm dhe masa të rrepta ndaj personit përgjegjës. Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark