Futbollisti i Zvicrës: Kosova do të ketë shumë tifozë në stadium, ndeshje e veçantë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Zvicrës: Kosova do të ketë shumë tifozë në stadium, ndeshje e veçantë

    Insajderi
    02 September 2025 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete këtë të premte në nismë të kampanjës kualifikuese për Botërorin 2026.

    Në stadiumin e Baselit pritet të ketë shumë shikues shqiptarë, pasi dihet se në shtetin helvetik jetojnë shumë shqiptarë të Kosovës.

    E për këtë është i vetëdijshëm edhe futbollisti zviceran, Cedric Itten, i cili u paraqit sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Dardanët.

    “Duelet me Kosovën janë gjithmonë të veçanta. Është e qartë se Kosova do të ketë shumë tifozë në stadium”, u shpreh futbollisti zviceran, i cili u rikthye në Kombëtare pas një kohe të gjatë.

    28-vjeçari është bashkëlojtar i Florent Muslijës tek Fortuna Dusseldorf, ndërsa e përcolli një mesazh që ia ka dhënë futbollisti dardan.

    “Ai mezi po e pret këtë ndeshje dhe më tha se Kosova dëshiron të fitojë”, shton përfaqësuesi zviceran.

    Ai e vuri në dukje synimin e Zvicrës për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, objektiv i qartë ky i ekipit të selektorit Murat Yakin.

    Krahas Kosovës dhe Zvicrës, në këtë grup gjenden edhe Suedia e Sllovenia.

    Ekipi që përfundon i pari shkon direkt në garën që do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, kurse i dyti do të luajë në “play-off”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark