Përfaqësuesja belge vazhdon të frikësojë kundërshtarët e saj para fillimit të Euro 2016, ku që tani rreshtohet mes favoritëve të turneut. Ekipi i drejtuar nga Mark Vilmots fitoi 3-2 ndaj Norvegjisë, për të cilë shënoi kosovari Veton Berisha.
Lukaku, Hazard dhe Ciman shënuan për belgët, ndërsa në radhët e Norvegjisë, rrugën e rrjetës e gjetën King dhe futbollisti me origjinë shqiptare, Veton Berisha.
All Goals Higlights HD – Belgium vs Norway 3-2… by football-zip
Përveç Vetonit, për Norvegjinë u paraqit edhe vëllai i tij Valoni – i cili luan me skuadrën e Red Bull Salzburg në Austri.
Pak javë më parë në një intervistë me mediet norvegjeze, Vetoni tha se ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë tek Norvegjia pas pranimit të Kosovës.
Vëllezërit Berisha mund të luajnë për Kosovën
Veton Berisha luan me Greuther Furthin në ligën e dytë gjermane, dhe është vetëm 22 vjeçar. /Insajderi.com