Futbollisti kosovar Arijon Ibrahimovic është takuar me legjenden suedeze, Zlatan Ibrahimovic.
Ai ka postuar një fotografi me ish-futbollistin e Milanit, Interit, Juventusit e Barcelonës, i cili u shpreh i lumtur që njohu nga afër.
Fotografia është bërë pas ndeshjes Frosinone – Milan, ku kuqezinjt fituan me rezultat 2-3.
“Kënaqësi që u njohëm, legjendë”, shkroi futbollisti kosovar.
18-vjeçari është me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe i rritur në Gjermani. Ai ka shtetësi gjermane dhe deri më tani ka përfaqësuar Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.
Sulmuesi iu bashkua Frosinones vitin e kaluar në formë huazimi nga Bayern Munichi. Në marrëveshje ekziston edhe opsioni i blerjes, që mund të shfrytëzohet nga klubi italian në fund të sezonit.