Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave shkaktoi pikëllim të madh tek tifozët pasi u bë e ditur lajmi për vdekjen e tij, shkruan The Independent.
Në Argjentinë, nga është Maradona, njerëzit ishin aq të pikëlluar sa që presidenti njoftoi tre ditë zie kombëtare.
Në të gjithë botën, tifozët ndanë pikëllimin e tyre dhe postuan në rrjete sociale në lidhje me të.
Kishte kaq shumë postime në lidhje me vdekjen e tij, saqë pothuajse menjëherë pasi u njoftua lajmi, emri i tij u bë tema kryesore e trendit në Twitter.
Kjo nuk është e pazakontë kur një njeri i famshëm shumë i respektuar vdes.
Ajo që ishte e çuditshme, megjithatë, ishte se njëkohësisht një emër tjetër papritur filloi të bëhej trend.
Madonna, e ashtuquajtura ‘Mbretëresha e Popit’, u ngrit në radhët e temave më të përdorur në Twitter, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz e lexojnë gabimisht emrin e futbollistit.
Përdoruesit e rrjeteve sociale në mënyrë unironike vajtuan për vdekjen e këngëtares së njohur edhe pse ajo është gjallë dhe mirë.
Ai vazhdoi të rritej pasi njerëzit rrëmbyen hashtagun për të postuar tweet-e shaka në lidhje me konfuzionin.
Duket se njerëzit nuk po bënin gabim vetëm në Twitter.
Krahas Maradonës, Google Trends panë një rritje të shpejtë në sasinë e njerëzve që kërkonin Madonën.
Me sa duket, disa njerëz ishin shumë të hutuar. Në realitet, dje kemi humbur vetëm një legjendë. /Lajmi.net/