
Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha, po përgatiten për një nga momentet më të veçanta në jetën e tyre – bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ku Edona publikoi një postim emocionues në Instagram.
Ajo ndau një fotografi të ëmbël duke shprehur lumturinë e tyre me fjalët: “Dy zemra, një dashuri dhe së shpejti, një engjëll i vogël që të na shërojë”.
Postimi i çiftit mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre, të cilët i uruan për këtë etapë të re dhe të bukur në jetën e tyre familjare.
Mërgim dhe Edona Berisha kanë qenë shpesh në qendër të medieve për shkak të deklaratave të bujshme që kanë rrethuar marrëdhënien e tyre.
Kujtojmë se ish-e fejuara e futbollistit, Vesa Vllasaliu, kishte bërë një deklaratë të fortë në të kaluarën, duke pretenduar se Edona, dikur shoqja e saj, i kishte “marrë burrin”.
Pas këtyre akuzave, Edona reagoi duke mohuar pretendimet, duke sqaruar se mes tyre nuk ka pasur ndonjë miqësi të ngushtë.
Pavarësisht thashethemeve të së kaluarës, Mërgim dhe Edona duket se po jetojnë momentet më të lumtura të jetës së tyre.
Pritja e fëmijës së parë është një bekim i madh për ta, dhe me këtë lajm, ata i kanë dhënë fund të gjitha spekulimeve, duke e fokusuar vëmendjen te familja dhe e ardhmja e tyre së bashku. /Telegrafi/