Ylli i Ajaxit, holandezi Davy Klaasen nuk dëshiron të transferohet në Napoli, por pret që t’i vijë një ofertë më e mirë.
Klassen i cili është zgjedhur futbollisti më i mirë i skuadrës në dy vitet e fundit, u takua me drejtuesit e Napolit javën e kaluar por ka refuzuar kalimin tek kjo skuadër, shkruan Calciomercato.
Napolitanët ishin të gatshëm të paguanin një shumë prej 20 milionë eurosh për mesfushorin, të cilat tani pritet t’i shpenzojnë në futbollistin e Empolit Piotr Zielinski, i cili po kërkohet edhe nga Liverpooli.
Polaku ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim tek Liverpooli gjatë kësaj vere, por marrëdhëniet e mira të Napolit me skuadrën që posedon kartonin e Zielinskit –Udnesen, mund të ndryshojnë situatën.
Zielinski apo Klaseen, Napoli ka nevojë të madhe për një mesfushor ofanziv pasi sezonin që kaloi ka pasur një rënie të rendimentit nga kapiteni i skuadrës, sllovaku Marek Hamsik, i cili luan në atë pozitë. /Insajderi.bom