Futbollisti në gjendje kritike pasi theu qafën duke goditur reklamat/VIDEO - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Futbollisti në gjendje kritike pasi theu qafën duke goditur reklamat/VIDEO

    Insajderi
    09 October 2025 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samuel Asamoah, një mesfushor nga Togo, është në gjendje kritike dhe përballet me një “rrezik të lartë paraplegjie” pas një përplasjeje serioze me një tabelë reklamuese gjatë një ndeshjeje në Ligën e Dytë Kineze.

    Asamoah po luante për Guangxi Pingguo kundër Chongqing Tonglianglong dhe pas një dueli me një kundërshtar, ai goditi kokën në një tabelë reklamuese pranë fushës.

    Mjekët reaguan shpejt dhe klubi njoftoi se Asamoah pësoi fraktura të shumta në qafë dhe dëmtime serioze në sistemin nervor. Asamoah iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, por karriera e tij është seriozisht e kërcënuar.

    Kjo sepse paraplegjia do të thotë humbje e aftësisë për të lëvizur pjesët e poshtme të trupit.

    Ai ka luajtur gjashtë ndeshje për ekipin kombëtar togoez, ndërsa e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Belgjikë, përpara se të transferohej në Rumani në vitin 2021.

    Në Kinë, ai ishte që nga viti i kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark