Futbollisti Oltion Bilalli është në kujdes intensiv, SC Gjilani jep detaje - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti Oltion Bilalli është në kujdes intensiv, SC Gjilani jep detaje

    Insajderi
    07 May 2025 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbolli kosovar u trondit dje me rastin e lëndimit të rëndë të futbollistit të SC Gjilanit, Oltion Bilalli.

    Një përplasje në ajër me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli bëri që futbollisti i gjilanasve të përfundonte në tokë pa ndjenja, ndërsa u largua me urgjencë nga stadiumi për t’u dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

    Qendra emergjente në QKUK mbrëmë konfirmoi se gjendja e Bilallit është stabile, por e rëndë, pasi ishte në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi.

    E sot, gjenda e tij po shkon duke u përmirësuar. Këtë e konfirmon SC Gjilani për “Gazeta Express”.

    “Për momentin është në kujdes intensiv, rrezikun kryesor e ka kaluar. Presim që të këndellet për 3-4 ditë”, thonë nga klubi i Superligës për gazetën express.

    Bashkëlojtarët dhe drejtuesit e FFK-së e vizituan dje në spital lojtarin e lënduar rëndë, Oltion Bilalli, i cili pësoi gjakderdhje të brendshme në kokë.

    Klubet dhe futbollistët përmes postimeve në rrjetet sociale i uruan shërim sa më të shpejtë Oltionit.

    Të gjithë iu frikësuan më të keqes, por fatmirësisht futbollisti gjilanas po e merr veten dalëngadalë me ndihmën e mjekëve në QKUK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark