
Aty ku thuhet se ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, futbollisti i ri i klubit Besa, ka gjetur edhe vdekje.
Idriz Berisha është therur me thikë sot rreth orës 17:35 në lagjen-parkun “Karagaq” të Pejës, në fushë të futbollit.
Sipas njoftimit të Policisë, Berisha që ka mbajtur numri 2 në ekipin e Besës ka vdekur pas lëndimeve të marra nga thika pas përleshjes me një person tjetër.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, për të zhvilluar këqyrjen e vendit të ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas Policisë, bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, nga ana e njësiteve policore i dyshimti i rastit, i mituri shtetas shqiptar i Kosovës K.N.(2000) është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme./Insajderi.com