Futbollisti prishtinas shpallet “Talenti i Vitit” në Shqipëri – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti prishtinas shpallet “Talenti i Vitit” në Shqipëri

    Insajderi
    31 May 2016 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Talenti i Vitit” në kampionatin shqiptar për këtë vit është zgjedhur talenti nga Prishtina, Liridon Latifi. Ky çmim i cili shkon për lojtarin e ri më të dalluar në kampionat, organizohet nga shoqata “Sporti na Bashkoi” për vitin e tetë radhazi.

    Trofeu kryesor i këtij sezoni shkoi për sulmuesin e Skënderbeut, Liridon Latifi. Latifi rezultoi një nga elementët kyç të kampionëve gjatë sezonit të fundit, duke marrë përsipër një peshë të madhe përgjegjësie pas largimit të Berishës dhe Olayinkas nga skuadra e Skënderbeut, shkruan Supersport.al.

    Ashtu si çdo vit, organizatorët dorëzuan edhe çmimin “Fair Play” që shkoi për mesfushorin e Skënderbeut, Sabien Lilaj. Lideri i mesfushës së Skënderbeut është ndëshkuar me vetëm dy kartonë të verdhë gjatë këtij sezoni edhe pse ai ka një rol që e vendos përherë në duele të vështira.

    Latifi më parë ka luajtur për skuadrën e Prishtinës, ndërsa ka dalë nga akademia e klubit kryeqytetas “2 Korriku”, e cila njihet për shkollën cilësore të futbollit.

    Latifi luan me kombëtaren shqiptare të futbollit U-21, dhe pritet të vazhdojë edhe rrugën drejt kombëtares A. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark