Mesfushori francez që ishte pjesë e Newcastle edhe vitin e kaluar tashmë i ka bërë me dije trajnerit spanjoll se dëshiron të largohet pasi nuk dëshiron të luajë në Championship, shkruan Sportali.
“Unë kam arrit në një nivel që të luaj në Championship është vështirë për mua. Do të kemi diskutime këtu, shpresoj për një vendim të drejtë. Dua të largohem, por dua të vazhdoj karrierën time në Angli”, tha ai për Foot Mercato.
Ndërsa gazetarët e kanë pyetur se a është ai klub Arsenali, ai theksoi: “Arsenal janë njëra ndër klubet më të mira në Evropë. Të gjithë e dijnë unë e kam thënë edhe më përpara se Arsenali është klubi i zemrës sime, sepse këtu kanë luajtur shumë francez si Henry, Pires dhe Vieira që ka qenë idoli im.”
Sissoko edhe më parë ka qenë i lidhur me një kalim tek Arsenali, por Wenger asnjëherë nuk i ka shkuar në fund këtij transferimi. /Insajderi.com