Futbollisti shqiptar i Zvicrës i frikësohet përballjes me Shqipërinë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar i Zvicrës i frikësohet përballjes me Shqipërinë

    Insajderi
    02 June 2016 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blerim Xhemaili ka treguar se i frikësohet përballjes së parë të Zvicrës që do ta ketë me Kombëtaren shqiptare në Evropianin e Francës.

    “I frikësohem përballjes së parë, por jo për faktin se do të luajmë kundër Shqipërisë, por sepse është loja e parë që të jep besim dhe moral për vazhdimin e evenimentit”, ka thënë mesfushori shqiptar nga Maqedonia për mediat zvicerane, përcjell Zëri.

    “Në fund, janë vetëm tri ndeshje në kompeticion si kjo dhe nëse fillon keq, e bën gjysmën e rrugës për t’u kthyer në shtëpi. Ne do të përballemi me tri skuadra të forta dhe Franca sipas meje është favorite. Ndër të tjera, ne do të luajmë ndaj të gjithëve”, përfundoi përfaqësuesi zviceran.

    Zvicra dhe Shqipëria ndeshen më 11 qershor në stadiumin “Stade Bollaert” të Lensit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark