Kombëtarja e Spanjës do të duhet të udhëtojë drejt Shkodrës për t’u ndeshur me Shqipërinë pa mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Jordi Alba.
Futbollisti u dëmtua mbrëmjen e djeshme në takimin ndaj Italisë dhe nuk është në gjendje që të ndihmojë ekipin e tij në ndeshjen e së dielës.
Zëvendësuesi i Albës në kombëtaren spanjolle do të jetë mbrojtësi i Arsenalit, Nacho Monreal, të cilin trajneri Lopetegui e ka thirrur në mënyrë urgjente që t’i bashkohet ekipit në Shqipëri. /Insajderi.com