Policia kombëtare spanjolle konfirmoi vdekjen aksidentale të Jakov Jelkic, futbollistit 24-vjeçar nga ekipi zviceran i kategorisë së tretë FC Granges-Paccot, i cili u gjet i vdekur të hënën në ujërat e portit të Alicantes.
Zëdhënësi i policisë kombëtare të Alicante, Cristian Plazas tha se trupi ishte identifikuar. Nga hetimet bëhet fjalë për një rënie aksidentale, pas shikimit të kamerave të vëzhgimit me video të zonës.
Imazhet tregojnë se Jelkic duke u lëkundur nga një klub nate (një disko midis Plaza de Gabriel Miró dhe Paseo de la Explanada), ka rënë në ujë, pasi “ka konsumuar një lloj pije alkoolike”, sipas zëdhënësit.
Jelkic mbërriti në agim në bankën e ankorimit të Levantes në portin e Alicante, ku mund të kishte rënë për shkak të një pengese, ose aksidentalisht dhe vdiq duke u mbytur. Futbollisti kroat ishte me skuadrën e tij në Alicante që prej 31 janarit.
Ai u pa për herë të fundit i gjallë në orët e para të së premtes deri të shtunën në një klub nate me shokët e tij. Por të nesërmen në mengjës nuk dihej asgjë për të, hoteli e raportoi atë të zhdukur.
Familja ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke kërkuar ndihmë publike për gjetjen e tij. Trupi u gjet duke notuar në sipërfaqen e ujit në orën 17:30 të së hënës.
Zbulimi i trupit të Jelkic ndodhi një ditë, pasi trupi i një gruaje me karrocë elektrike u shfaq në të njëjtat ujëra të portit të Alicante.