
Në mes të krizës së rëndë të sigurisë që ka përfshirë Ekuadorin, futbollisti i ekipit Emelec, Jaskson Rodriguez, është përballur me një ngjarje tronditëse. Të mërkurën rreth orës 03:00 të mëngjesit, persona të armatosur bastisën banesën e tij në Guayaquil, në lagjen Mucho Lote 2 – një zonë e prekur nga gjendja e jashtëzakonshme.
Rodriguez, 26 vjeç, u fsheh nën shtrat për të shpëtuar, ndërsa autorët rrëmbyen bashkëshorten dhe djalin e tij 5-vjeçar. Ai i pa duke u larguar me një kamionçinë gri me dy kabina.
Ngjarja ndodhi në një kohë kur vendi po përballet me rritje të frikshme të dhunës – mbi 2,300 vrasje janë regjistruar vetëm në tre muajt e parë të vitit. Rasti i Rodriguez ndjek incidente të ngjashme, si ai i futbollistit Pedro Perlaza, i rrëmbyer në dhjetor 2024.
Rodriguez ka zhvilluar nëntë ndeshje këtë sezon në LigaPro, ndërsa Emelec renditet në vendin e 11-të të kampionatit.