
Ministrja e Tregtisë Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, si duket ka dështuar keq në zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga votat e numëruara deri tani ajo nuk është në listën e 47 personave me të votuar. Para saj kanë dal edhe emra jo fort të njohur në politik. Hajdari si ministre në Qeverinë Kurti, ishte përfshirë në skandalin me rezerva shtetërore për çka edhe ishte intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Gazeta Insajderi
Me votat e numëruara deri tash, Albin Kurti është më i votuari me mbi 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota.
I treti në listë është Faton Peci me 84,086 vota, ndërsa Hekuran Murati ka marrë 80,383 vota.
E pesta është renditur Albulena Haxhiu, e cila është gruaja më e votuar në VV me 76,522 vota.
Befasi në këtë listë është këngëtarja Edona Llalloshi, e cila sipas kësaj liste ka siguruar 26 mijë e 765 vota.
Por, që në listën e me të votuarave nuk janë ministrja Rozeta Hajdari.
Hajdari që kandidonte me numrin 16, emri nuk i figuron në listën e 47 personave me të votuar të kësaj partie.
Për çka u njoh si ministre Hajdari?
Me 15 prill të vitit 2024, ministrja Rozeta Hajdari u intervistua në Prokurorinë Speciale lidhur me skandalin me rezervat shtetërore.
Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.
Insajderi ka raportuar se një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore, dyshohet se ishte “zhdukur”.
Dyshohet se zyrtarët e MINT-it kanë blerë grurin për rezervat shtetërore, e kanë paguar mallin që do të duhej të arrinte në Kosovës sipas marrëveshjes, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Malli dhe paratë ishin zhdukur.
Atëkohë u arrestuan disa persona, në mesin e të cilëve edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të udhëhequr nga Hajdari.
Arrestimet u bënë pas publikimit të disa audio-incizimeve në Kosovë, në të cilat pretendohej se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk kishte arritur kurrë. Ngjashëm, as rezervat e grurit.
Hajdari kishte deklaruar se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin.
Edhe kryeministri Kurti i kishte dal në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.
Tetë muaj më vonë, në prill të këtij viti, vetë Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.
Opozita kërkoi dorëheqjen e Hajdarit, por ajo mohoi se ka arsye për një gjë të tillë.