
Gazetari, Berat Buzhala i është kundërpërgjigje ofendimeve që i bëri aktori kosovar Sevdai Radogoshi, i njohur si ‘Qumili’.
Buzhala ia ka ripërsëritur Radogoshit se si ai ishte i dënuar për rrahjen e motrës së tij për pasuri, shkruan Insajderi
Buzhala në reagimin e tij thotë se mundet me qenë si “majmun” por “motrën nuk e rrehi për pasuri”
“Sevdaia duhet me e ditë një send. Mundem me qene shok i Radoicicit, mundem me u dok si majmun e mi pas veshët llapoq ama motrën time nuk e rrehi për pasuri. Ky ka dënim që e ka rreh motrën për pasuri. Sevdai mbushu mend një herë e përgjithmonë” ka thënë Buzhala në një reagim që e ka bërë përmes një video në Facebook.
Reagimi i Buzhalës erdhi pasi Sevdai Radogoshi përdori një gjuhe ofenduese ndaj tij. “Fytyrën si me rru majmunin”, kishte deklaruar “Qumili” në një emision.
Rrahu motrën dhe e përzuri nga shtëpia – Kjo është historia e “Qumilit”
Sevdai Radogoshi, i njohur me nofkën “Qumili”, në verën e viti 2018 kishte dalur para Gjykatës pasi rrahu motrën e tij.
‘Qumili’, ishte akuzuar nga Prokuroria për rrahje ndaj motrës së tij Floranta Radogoshi.
Sipas aktakuzës në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje në mes tyre, duke i kërkuar që e dëmtuara ta lirojë shtëpinë, i akuzuari dyshohet se i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarës dhe për një moment përdor forcë ndaj saj, duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe më pas e tërheq për hunde.
Me këto veprime i akuzuari Sevdai Radogoshi, dyshohej se ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.
Detaje nga procesi gjyqësor
Gjatë procesit të gjykimit, Radogoshi i kishte kërkuar gjykatësit përjashtimin e publikut nga salla, me arsyetimin se rasti i tij ka të bëjë me çështje familjare se dhe ai është figurë publike.
“Unë nuk kam dëshirë të kem publik në sallë, kush është ky publik që nuk e njoh unë, unë kërkoj nga gjykata që të përjashtohen nga gjykimi gazetarët e rrjeteve sociale, sepse po shkruajnë “shkarravina”. Është çështje familjare, andaj kërkoj që të përjashtohet publiku, sepse unë jam figurë publike dhe pasi që të mbaron i gjithë rasti unë vet do i thërras gazetaret”, deklaroi ai.
Ndërsa e dëmtuara Floranta në lidhje me kërkesën e të akuzuarit deklaroj “nëse është ligjërisht e lejueshme, mua nuk më pengon askush, gjykata vendos”.
Pas kësaj gjyqtari mori aktvendim që të përjashtohet i gjithë publiku, me arsyetimin se çështja është familjare.