Gabim apo provokim?- Lutfi Haziri poston një fotografi të Vjosa Osmanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gabim apo provokim?- Lutfi Haziri poston një fotografi të Vjosa Osmanit

    Insajderi
    29 December 2020 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri para pak minutash ka publikuar një fotografi të Vjosa Osmanit, sa ishte pretendente për kryeministre nga radhët e LDK-së.

    Në fotografinë e publikuar nga Haziri në Facebook, shihet Vjosa Osmani në njërin prej tubimeve të zgjedhjeve të 2019-ës.

    Nuk dihet nëse Haziri e ka publikuar gabimisht apo ka provokuar me këtë fotografi, kur dihet se tashmë Osmani ka ndarë rrugët me LDK-ën.

    Në shkrimin e tij Haziri ka njoftuar se LDK në Gjilan është duke u mobiluzar për zgjedhjet e reja.

    Shkrimi i plotë i Hazirit:


    Sonte, bashkë me strukturat e LDK’së në Gjilan, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, mbajtëm takimin mobilizues për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.


    Afro 1000 veprimtarë dhe veprimtare janë aktivizuar, kanë nisur angazhimin në terren dhe po punojnë me entuziazëm të paparë.


    Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën.


    Lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe. Urime zgjedhjet!

    Vjosa Osmani, ish-kandidatja e LDK-ës dhe njëherit ish-nënkryetarja e kësaj parti gjatë 2020-ës ka pasur përplasje të vazhdueshme me Isa Mustafën. Përplasje të cilat quan deri në largimin e saj nga LDK-ja./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark