Pretendenti për kryetar të Drenasit shfaqë anën e dobët të tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pretendenti për kryetar të Drenasit shfaqë anën e dobët të tij

    Insajderi
    03 November 2016 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, i cili së fundmi ka thënë se do të jetë kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka takuar sot ambasadoren turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila sipas tij i ka ofruar mbështetje nëse ai do të jetë kryetar i ri i komunës.

    Por, në njoftimin e shkurtër për takimin të cilin ai e ka shkruar në Facebook, ka një numër gabimesh drejtshkrimore dhe lëshime teknike. Bazaj në disa raste ka përdorur shkronjën “ë” ndërsa në raste të tjera ka preferuar që atë ta zëvendësoje me shkronjën “e”, ka nisur fjalë me shkronjë të madhe në vend ku duhej të ishte e vogël, ka vendosur në mënyrë të gabuar shenjat e pikësimit, dhe për më tepër, shkruan në vetën e tretë tek i referohet vetes e të tjera lëshime.

    gabime-3333

    Bazaj në një intervistë për emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ditë më parë ka thënë se është i bindur se do të jetë fitues në zgjedhjet e parakohshme në Drenas, edhe në rast se nuk kandidohet nga partia e tij, PDK-ja.

    “Nëse më kandidon PDK-ja dhe më përkrah qendra, jam i sigurt se 70 % do të marrë vota në komunën e Drenasit, por edhe nëse kandidoj si i pavarur, prapë do të marrë 50 %”, ka thënë Bazaj në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

    Ai ka thënë se kandidaturën nuk e ka shpallur ai vetë, por qytetarët e Drenasit që e përkrahin këtë ide./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark