Gabimi njerëzor që shkatërroi 15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • LifeStyle
  • Lajme / Botë

    Gabimi njerëzor që shkatërroi 15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson

    Insajderi
    01 April 2021 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson kundër Covid-19 u shkatërruan si pasojë e një gabimi njerëzor.

    Kompania sqaron se dozat u shkatërruan nga një përzierje e përbërësve në një fabrikë prodhimi në Baltimore. Po ashtu, sqarohet se me vaksinat që janë dorëzuar tashmë dhe që u prodhuan në Holandë, nuk ka asnjë problem.

    Gabimi mund të vonojë dërgesat e ardhshme të kësaj vaksine dhe dhjetëra miliona doza që ishin menduar të dërgoheshin në prill, me shumë gjasë nuk do të mund të dërgohen më në afatin e përcaktuar.

    Fabrika e prodhimit, e drejtuar nga Emergent BioSolutions, mori 628 milionë dollarë nga administrata Trump vitin e kaluar për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të vaksinave. Ajo ishte ende në pritje të autorizimit të FDA për linjat e saj të prodhimit të vaksinave Johnson & Johnson, dhe ky gabim i madh ka të ngjarë ta vonojë atë më tej.

    Vaksina Johnson & Johnson funksionon vetëm më një dozë dhe mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm.

    Rezultatet nga provat e kryera në SHBA, Afrikën e Jugut dhe Brazil treguan se vaksina ishte mbi 85% efektive në parandalimin e simptomave të rënda të sëmundjes dhe 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark