Atletico Madridi ka mbetur larg luftës për titullin e kampionit në La Liga.
Madrilenët u mposhtën në udhëtim 1:0 nga Sevilla, në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit spanjoll.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 15-të kur Romero realizoi pas asistimit nga Ocampos.
Deri në fund, ndeshja nuk prodhoi gola dhe Sevilla iu gëzua tri pikëve tejet të rëndësishme.
Tani, ekipi andaluzian gjendet në pozitën e 15-të me 23 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Atletico Madrid mbetet i katërti me 48 pikë, 13 më pak se lideri, Real Madridi.