Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka quajtur Belgjikën si “qytet të bukur”.
Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takimi në fushatë në Atlatna të mërkurën, shkruan mediumi amerikan Politico.
Duhet nënvizuar se Belgjika është shtet, e jo qytet.
Menjëherë ka reaguar kandidatja demokrate, Hillary Clinton, që ka përfituar nga gafa e Trump.
Ajo ka ironizuar në Twitter duke thënë “një mesazh nga presidenti i juaj i mundshëm për gjeografinë.”/Insajderi.com