Anglia është munduar shumë të mos zbulojë planet në Francë, por të martën asistenti i Roy Hodgson duket se pa dashje ka treguar formacionin e mundshëm që mund të përdoret në ndeshjen e parë kundër Rusisë e cila luhet ditën e shtunë.
Një nga të besuarit e Hodgson, Ray Lewington, është fotografuar duke mbajtur një bllok shënimesh me emra lojtarësh të shkruar mbi të. Hodgson është aq i fiksuar ta mbajë sekret formacionin sa që e ka siguruar fushën stërvitore rreth 28 km larg Parisit sikur të ishte një muze me objekte të shtrenjta, shkruan Telesport.al.
Megjithëse emrat janë të vështirë për t’u lexuar, Anglia duhet të tregohet më e kujdesshme në ditët në vazhdim. Gjatë seancës stërvitore të ditës së martë, Hodgson ka eksperimentuar me formacione të ndryshme.
4-3-2-1 ishte formacioni i përdorur nga Anglia në miqësoren e fundit kundër Portugalisë e cila përfundoi me rezultatin 1:0. Harry Kane momentalisht është siguria e vetme në sulm. Hodgson duhet të zgjedhë midis Rooney dhe Vardy, në balotazh janë edhe Alli, Sterling dhe Sturridge. /Insajderi.com