Presidenti amerikan Joe Biden është bërë virale për një shaka aksidentale duke trajtuar një çështje shumë serioze – dhe njerëzit nuk mund ta kuptojnë mënyrën se si reagoi zëvendëspresidentja Kamala Harris.
Biden po informonte publikun se si qeveria planifikon të ndihmojë zyrtarët lokalë gjatë zjarreve në Los Angeles, kur ia dorëzoi mikrofonin Harris e cila është nga Kalifornia.
“Zonja zëvendëspresidente, e di që ju jeni të prekur drejtpërdrejt”, tha Biden.
Harris ndaloi për pak përpara se të buzëqeshte dhe të tundte kokën, shkruan yahoonews.
“Vërtet”, tha ajo.
Joe Biden accidentally makes a fire-related pun towards Kamala Harris at an LA wildfire briefing.
(🎥: CSPAN) pic.twitter.com/CRS202XqF7— Pop Base (@PopBase) January 10, 2025
Komentuesit në rrjete sociale ishin të shpejtë për të vënë re mënyrën se si Harris e trajtoi situatën.
“Vështrimi që ajo i hodhi kur e kuptoi”, shkroi një person.
“Fytyra e Kamalas i thotë të gjitha”, tha dikush tjetër.
https://www.yahoo.com/news/president-joe-biden-goes-viral-143707725.html
Ndryshe, raportohet se Biden u zotua se qeveria federale do të mbulojë 100% të kostove të ndihmës për katastrofat në Kaliforni për 180 ditët e ardhshme.
“I thashë guvernatorit dhe zyrtarëve lokalë, mos kurseni asnjë shpenzim për të frenuar këto zjarre”, tha Biden.
“Ne jemi me ju”, vazhdoi ai, duke iu drejtuar të prekurve nga zjarret.
Bëhet e ditur se SHBA “po rrit të gjitha burimet federale të mundshme në Kaliforninë Jugore”, e cila përfshin 400 zjarrfikës shtesë dhe mbi 30 helikopterë.